Gjilani prezanton Mevlan Zekën
B. Halimi / RTKlive
Skuadra e Gjilanit, e cila muajin e ardhshëm do të paraqitet në Ligën e Konferencës po vazhdon t’i përforcojë radhët e veta.
Klubi gjilanas ka njoftuar sot se ka arritur marrëveshje me futbollistin Mevlan Zeka. Ky i fundit ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me gjilanasit, me mundësi vazhdimi.
27-vjeçari ishte lojta ri lirë, pasi me përfundimin e edicionit të kaluar i kishte skaduar kontrata me skuadrën kampione, Ballkanin. “Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Mevlan Zeka. Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi. 27-vjeçari, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut vjen nga radhët e FC Ballkani, teksa ka luajtur në disa klube të tjera në vend dhe jashtë vendit, duke fituar dy tituj kampion dhe tri herë Kupën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit.























