Valverde to ta drejtojë Athletic Bilbao, jo Bielsa
BKT
Sport

Valverde to ta drejtojë Athletic Bilbao, jo Bielsa

Uran Krasniqi/RTKLive

Ernesto Valverde do të jetë trajneri i ardhshëm i Athletic Bilbao, jo Marcelo Bielsa.

Kjo pasi zgjedhjet presidenciale të klubit i ka fituar Jon Uriarte dhe jo Inaki Arechabaleta, i cili kishte thënë se në rast se do të fitonte, atëherë Bielsa do të bëhej trajner. 

Uriarte kishte deklaruar se Valverde do të bëhej trajneri i ri i klubit nëse ai fitonte zgjedhjet.

Valverde ka drejtuar Athletic në dy raste të mëparshme, nga 2003 në 2005 dhe 2013 në 2017.

Valverde kishte qenë trajner edhe i Barcelonës.