Gjilani arrin marrëveshje me Përparim Islamin
BKT
Sport

Gjilani arrin marrëveshje me Përparim Islamin

Uran Krasniqi/RTKLive

Përparim Islami është futbollisti më i ri i Gjilanit. Për marrëveshjen ka njoftuar vetë klubi gjilanas.

"Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Përparim Islami. Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite. Islami, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë ka qenë pjesë e disa klubeve në vend, duke fituar dy tituj kampion, një herë Kupën e Kosovës dhe dy herë të tjera Superkupën e Kosovës. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Përparimit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare", ka shkruar Gjilani.