14:21 / 26.06.2022
Bale pranon të transferohet te Los Angeles FC
Uran Krasniqi/RTKLive
Kapiteni i Uellsit, Gareth Bale ka rënë dakord të bashkohet me Los Angeles FC në MLS si lojtar i lirë.
32 vjeçari është aktualisht pa klub pasi është larguar nga Real Madridi pas nëntë vitesh në Spanjë.
LAFC ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen, por Bale shkroi në Twitter të shtunën duke thënë: "Shihemi së shpejti, Los Angeles".
Bale gjithashtu ishte lidhur me një rikthim të mundshëm te Tottenham Hotspur.























