Patriot Behrami humb nga boksieri maroken
BKT
Sport

Patriot Behrami humb nga boksieri maroken

Uran Krasniqi/RTKLive

Patriot Behrami ka pësuar humbje në rrethin e parë të kategorisë -69 kg në boks, në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Behrami u mund nga marokeni Hamza El Barbari, pasi trajneri Besim Brahimi dorëzoi meçin.

Sipas trajnerit, Patriotit iu shfaq një lëndim në raundin e tretë.

Komiteti Olimpik i Kosovës i ka uruar Brahimit më shumë fat në garat e ardhshme ndërkombëtare.