Propaganda ruse u transmetua përmes Suedisë-çështja do të hetohet
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKlive
Në mars, nga mediet suedeze u njoftua se kanalet ruse të propagandës ishin të regjistruara në Suedi dhe transmetoheshin përmes Kaknästornet (Kullë telekomunikacioni e vendosur në Ladugårdsgärdet në Stokholm, Suedi).
Tashmë do të hetohen mundësitë për të ndërhyrë kundër transmetimeve të ngjashme, njofton qeveria suedeze.
“Ekziston një rrezik i dukshëm për të aplikuar në ato vende që nuk kanë legjislacion mjaftueshëm kufizues”, thotë Charlotte Ingvar-Nilsson, Drejtore e Përgjithshme e MPRT (Autoriteti Suedez të Shtypit, Radios e Televizionit) .
“Ne duhet të luftojmë kërcënimet ndaj sigurisë së Suedisë, në të gjitha format e saj. Shoqëria që duam të mbrojmë bazohet në demokraci. Ne kemi nevojë për rregulla që na mundësojnë të ndalojmë kërcënimet hibride dhe ndikimin e panevojshëm të informacionit dhe, në të njëjtën kohë, të mbrojmë lirinë e shprehjes dhe informacionit”, tha ministrja e Kulturës, Jeanette Gustafsdotter.
Vendimi për të hetuar atë që qeveria në deklaratën për shtyp i quan "transmetimet satelitore që kërcënojnë sigurinë e Suedisë" vjen tri javë pasi BE njoftoi se aktivitetet e transmetimit për tre kanale mediatike shtetërore ruse brenda unionit janë pezulluar.
Paketa e fundit e sanksioneve të BE-së zbatohet për Rossiya 24, Rossiya RTR dhe TV Center International. Këto dy të fundit ishin ndër tre kanalet ruse të propagandës që DN (DagensNyheter) mund të shfaqte në mars nëpërmjet “Kaknästornet” dhe të cilat ishin të regjistruara në Autoritetin Suedez të Shtypit, Radios dhe Televizionit, MPRT.
Në Baltik, kanalet u ndaluan menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Vendimi u justifikua më pas me faktin se kanalet justifikojnë luftën dhe përhapin urrejtje dhe dezinformata për Ukrainën. Autoritetet e vendeve më pas i thanë DN se për disa vite i kishin raportuar më kot Bordit Suedez të Rishikimit për Transmetimet e Kanaleve, në mënyrë që t'i mbyllnin ato.
Në Suedi, MPRT u përgjigj në pranverë se transmetimet satelitore nuk mund të parandaloheshin sipas legjislacionit aktual, pasi transmetimet satelitore nuk i nënshtrohen lejes. Në të njëjtën kohë, ministrja e Kulturës shprehu keqardhje për situatën.
“Ky është padyshim një problem, tha ajo për DN, dhe shtoi se qeveria e ka analizuar situatën së bashku me MPRT-në.
Tani çështja e transmetimeve satelitore të radios dhe televizionit dhe mundësitë e ndërhyrjes ndaj tyre i jepet një hetues special. Vendimi justifikohet nga përkeqësimi i situatës së politikës së sigurisë në zonën e afërt të Suedisë dhe në Evropë.
Hetuesi Special, ndër të tjera, do të identifikojë mundësitë për ndërhyrje që ekzistojnë në shtetet e tjera të ZEE-së(Zona Ekonomike Evropiane) dhe, në të njëjtën kohë, do të marrë parasysh që liritë e shprehjes dhe informacionit janë të mbrojtura.
Drejtoresha e Përgjithshme e MPRT-së, Charlotte Ingvar-Nilsson, mirëpret lajmin se transmetimet satelitore tani do të hetohen. Ajo thotë për DN se situata aktuale sjell një rrezik të qartë që lojtarët e huaj do të aplikojnë veçanërisht në Suedi, për shkak të mungesës së legjislacionit.
“Ekziston një rrezik i dukshëm i aplikimit në ato vende që nuk kanë legjislacion mjaftueshëm kufizues. Ne shohim nevojën për të qenë në gjendje të veprojmë kur janë çështjet e politikës së sigurisë që janë në axhendë”, tha ajo.
Që në fillim të marsit, BE vendosi sanksione ndaj kanaleve televizive ruse Sputnik dhe Russia Today. Vendimi nënkuptonte që të gjitha shtetet anëtare ndërprenë menjëherë transmetimet e kanaleve kundër BE-së, përfshirë Suedinë, derisa të pushonte sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.
Tre kanalet, që DN raportoi në mars, kanë ndërprerë vullnetarisht transmetimet e tyre në Suedi gjatë pranverës dhe nuk janë më në regjistrin e MPRT-së.























