12:22 / 27.06.2022
Finlandezët kundërshtojnë përmbushjen e kërkesave të Turqisë për NATO-n
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKlive
Shumica e finlandezëve janë kundër dorëzimit të qeverisë së vendit të tyre ndaj kërkesave të Turqisë për anëtarësim në NATO.
Kështu e tregon një sondazh të opinionit bërë në gazetën Helsingin Sanomat.
Sipas sondazhit, 70 për qind e popullsisë nuk dëshirojnë që Finlanda të ndryshojë ligjet në mënyrë që të përmbushë kërkesat e Turqisë.
Nga ana tjetër, 14 për qind janë të hapur për fleksibilitet më të madh nga pala finlandeze.
Ndërkaq 79 për qind të finlandezëve janë që vendi i tyre të bëhet anëtare e aleancës së mbrojtjes, NATO-s. Kjo është një rritje prej gjashtë për qind nga maji.
Turqia i ka bërë kërkesa Suedisë dhe Finlandës që të mund të aplikojnë për t'u anëtarësuar në NATO.























