Përafrohet vendimi për kufizimin e çmimit për naftën ruse
BKT
Rajoni dhe Bota

Përafrohet vendimi për kufizimin e çmimit për naftën ruse

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKlive

Vendet e G7-ës, pra shtatë ekonomitë më të mëdha në botë, po i afrohen gjithnjë e më shumë një vendimi për një kufizim të çmimit të naftës ruse.

Synimi është të mbyten të ardhurat nga një prej burimeve më të rëndësishme të të ardhurave të ekonomisë ruse, u njoftua në lidhje me takimin e G7 në Elmau, Gjermani.

Kjo, në të njëjtën kohë, kur është rënë dakord që rritja e tarifave tregtare kundër Rusisë tani do të përdoret si ndihmë për Ukrainën dhe popullsinë e vendit, bëjnë të ditur mediet botërore.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota