BE zgjat certifikatat e Covid-it
BKT
Rajoni dhe Bota

BE zgjat certifikatat e Covid-it

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKlive

Përdorimi i certifikatës së BE-së për Covid zgjatet me një vit, deri në fund të qershorit 2023.

Vendimi u mor të martën, në të njëjtën kohë kur një valë e re e rasteve me Covid duket se po përfshin kontinentin me nënvariante të reja, më ngjitëse, të versionit të virusit omikron, bëjnë të ditur mediet e huaja.

Megjithatë, variantet e reja nuk besohet se shkaktojnë sëmundje më serioze, sesa variantet më të vjetra, relativisht të buta të omikronit.

Certifikata u prezantua në korrik të vitit të kaluar, me synimin për të lehtësuar udhëtimin midis vendeve të BE-së gjatë pandemisë së koronës. Dokumenti tregon nëse mbajtësi ka qenë i vaksinuar, i shëruar së fundmi nga një infeksion Covid ose nëse ka rezultuar negativ për virusin.

Bëhet e ditur se deri më tani janë lëshuar pothuajse dy miliardë certifikata.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota