Macron: Sulmi në qendër tregtare është një krim lufte
BKT
Rajoni dhe Bota

Macron: Sulmi në qendër tregtare është një krim lufte

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKlive

Sulmi raketor i Rusisë në qendrën tregtare Kemençuk (Krementjuk) është një krim lufte, thotë presidenti francez Emanuel Makron (Emmanuel Macron).

Ai e tha këtë në samitin e G7 në Gjermani,njoftojnë mediet botërore.

“Pushtimi i Rusisë mbi Ukrainën është larg përfundimit, por rindërtimi është duke u zhvilluar”, shtoi ai.

Sipas Makronit, agresioni i Rusisë ka vetëm një qëllim - kapitullimin e Ukrainës.

“Askush nuk mendon se lufta do të përfundojë në javën apo muajin e ardhshëm”, thotë Macron, por  ai shpreson që ajo të përfundojë deri në fund të vitit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota