14:20 / 28.06.2022
Të paktën 49 persona u vranë nga zjarri në një burg të Kolumbisë
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKlive
Të paktën 49 persona kanë vdekur dhe disa janë plagosur nga zjarri në burgun Tuluá, në Kolumbi.
Kështu bëhet e ditur nga ‘El Tiempo’, duke iu referuar një deklarate të drejtorit të burgut Tito Castellanos.
Zjarri filloi pasi mes të burgosurve plasi sherri, ku dyshohet se kanë filluar me djegien e dyshekë ve.
Ndërkaq 30 të tjerë thuhet se janë plagosur nga ky incident, duke përfshirë disa roje.























