Biden: Putini donte një finlandizim të Evropës, por merr një NATOizim
Rajoni dhe Bota

Biden: Putini donte një finlandizim të Evropës, por merr një NATOizim

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKlive

Në samitin e NATO-s në Madrid ka një lehtësim të madh që tani është e qartë se Finlanda dhe Suedia mund të bëhen anëtarë të aleancës.

Pikërisht për këtë ngjarje presidenti Joe Biden ndiehet shumë i kënaqur.

Me këtë rast ai u shpreh se Putini donte të shihte një finlandizim të Evropës, por në vend të kësaj merr një NATOizim të Evropës, njoftojnë mediet skandinave.

Pasi është e qartë se Finlanda dhe Suedia mund të bëhen anëtare të NATO-s, ka një lehtësim të madh në samitin në Madrid, ku Aleanca do të miratojë sot një dokument të ri strategjik që përcakton dhe rregullon aktivitetet e Paktit të Mbrojtjes.

Strategjia e vjetër e NATO-s është 12 vjeçare dhe është e vjetruar, duke pasur parasysh atë që ka ndodhur në botë vitet e fundit, veçanërisht kërcënimi rus dhe lufta e agresionit rus në Ukrainë.

Biden: Aplikimet finlandeze dhe suedeze historike

Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti në takim me një buzëqeshje të gjerë në fytyrë.

“Ky takim do të shkruajë histori. Ne duhet të ripohojmë se detyra e NATO-s është të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Neni pesë është i shenjtë dhe e kuptojmë kur themi se sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve”, tha Biden dhe vazhdoi, tutje optimizmin se takimi tani do të mirëpresë kërkesat historike të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim.

“Ne dërgojmë një mesazh të qartë se NATO është e fortë dhe e bashkuar”, tha, mes tjerash, Biden.

“Putini donte të shihte një finlandizim të Evropës, por ai merr një NATOizim të Evropës. Kjo është pikërisht ajo që ai nuk donte, por kjo është pikërisht ajo që duhet bërë për të garantuar sigurinë e Evropës. Është e nevojshme dhe mezi pres që kjo të ndodhë”, tha në fund Biden.

 

 


Eurokoha
Vjosa
APR