Putin:Do të përgjigjemi nëse NATO vendos infrastrukturë në Finlandë e Suedi
Rajoni dhe Bota

Putin:Do të përgjigjemi nëse NATO vendos infrastrukturë në Finlandë e Suedi

KP

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Rusia do të përgjigjet "njësoj" nëse NATO vendos infrastrukturën në Finlandë dhe Suedi pasi vendet nordike nënshkruan një marrëveshje që hap rrugën për anëtarësimin në Aleancën Veri-Atlantike.

Putin u citua nga agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë se ai nuk mund të përjashtonte që "tensione të shfaqen" në marrëdhëniet e Moskës me Helsinkin dhe Stokholmin për anëtarësimin e tyre në NATO.

Komentet e Putin vijnë një ditë pasi aleati i NATO-s, Turqia hoqi veton e saj mbi ofertën e Finlandës dhe Suedisë për t'u bashkuar me aleancën, pasi të tre vendet ranë dakord për të mbrojtur sigurinë e njëri-tjetrit, raporton Sky News.


Eurokoha
Vjosa
APR