Shtetasit e Shqipërisë më të shqetësuarit në rajon për rritjen e çmimeve
Foto: Denion Ndrenika
Rajoni dhe Bota

Shtetasit e Shqipërisë më të shqetësuarit në rajon për rritjen e çmimeve

Denion Ndrenika/RTK

Barometri i Ballkanit raporton se 64 për qind e qytetarëve në një anketë janë plotësisht të pakënaqur me çmimet tejet të larta dhe të papërballueshme.

Mesatarisht në rajon 52 për qind e qytetarëve janë të pakënaqur me çmimet.

Por, vërehet se asnjë qytetar i anketuar i Shqipërisë nuk e quante normal nivelin e çmimeve krahasuar me rajonin.

Megjithatë statistikat zyrtare tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të pakët të çmimeve në 2022 të shoqëruar me inflacionin 6,7 për qind krahasuar me Bosnje-Hercegovinën 14,4, Kosovën 12,5, Maqedoninë Veriore 11,9, Malin e Zi 11,4 dhe Serbinë 10,4 për qind.

Sipas Institutit të Statistikës, INSTAT, rritja më e lartë e çmimeve kryesisht ka prekur perimet, disi më pak frutat, si dhe peshku apo qumështi, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Ndërkaq EUROSTAT-i raportoi se shtetasit e Shqipërisë kanë të ardhurat mesatare të disponueshme më të ulëtat në Evropë ose 24 për qind krahasuar me Bashkimin Evropian.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota