20:03 / 05.07.2022
Në bregdetin e Libisë gjenden të vdekur 22 emigrantë nga Mali
Përktheu: Muharrem Miftai/RTKlive
Në bregdetin libias 22 refugjatë nga Mali kanë vdekur, njofton qeveria e Malit.
Bëhet e ditur se mes të vdekurve ishin edhe tre fëmijë.
Gjithsej 83 emigrantë janë bllokuar në një anije në fatkeqësi që nga 22 qershori, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Malit.
Ndërkohë që, siç njofton Reuters, 61 persona mund të shpëtohen nga anija me ndihmën e agjencisë së migracionit të OKB-së, IOM.