Greqia jep alarmin për zjarret, në 24 orë aktivizohen 52 vatra!
Rajoni dhe Bota

Greqia jep alarmin për zjarret, në 24 orë aktivizohen 52 vatra!

rtsh.al

Greqia është kthyer e gjitha nën një ‘zonë të kuqe’ ku në 24 orët e fundit janë aktivizuar 52 vatra zjarri të cilat vijojnë të jenë ende aktive.

Për shkak të erërave të forta dhe terrenit të thepisur ndërhyrja e zjarrfikësve nga toka është e pamundur, ndërsa po punohet nga ajri me 7 helikopterë në zona të ndryshme.

Aktualisht janë me qindra zjarrfikës që mundohen të mbajnë nën kontroll flakët e mëdha për të mos u përhapur në zonat e banuara. Zjarret kanë rënë kryesisht pranë fshatrave turistike bregdetare ku disa prej tyre janë evakuuar përkohësisht.

Dy zjarre të mëdha që kërcënuan Itean dhe Kranidin , dy nga resortet kryesore luksoze të Greqisë të martën, të cilët janë pjesërisht nën kontroll, por erërat e forta vështirësojnë situatën në çdo minutë.

Një tjetër vatër zjarri që u aktivizua të hënën në Schimatari në veri të Athinës  u vu nën kontroll, ndërsa autoritetet bashkiake kërkuan evakuimin paraprak të Dilesit, një qytet turistik bregdetar në rajonin e Viotisë.

Një zjarr i madh shpërtheu edhe në Porto Germeno, një vendpushim bregdetar në perëndim të Athinës të martën në mesditë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë një fshat aty pranë.

Autoritetet në  Greqi  lëshuan paralajmërime për zjarre të shtunën pasi vendi po përjeton erëra të forta dhe temperatura të larta. Ata u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin çdo aktivitet në ajër të hapur që mund të shkaktojë zjarr nga pakujdesia.

Sipas Mbrojtjes Civile  zonat më të rrezikuara janë Egjeu i Veriut (Lesvos, Kios, Samos, Ikaria), Atika (duke përfshirë ishullin Kythira), Greqia Qendrore (Viotia, Evia), Peloponezi dhe Greqia Perëndimore. 


APR
Romay Lift