Kumbaro në Beograd: Turizmi na ndihmon ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin
Rajoni dhe Bota

Kumbaro në Beograd: Turizmi na ndihmon ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin

REL

Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit dhe Mjedisit në Qeverinë e Shqipërisë, nga Beogradi ka deklaruar se numri i turistëve serbë që e kanë vizituar Shqipërinë në vitin 2021, është rritur për 110 për qind krahasuar me vitin 2019.

Teksa ka shpalosur potencialet turistike të Shqipërisë gjatë një interviste me shërbimin e Radios Evropa e Lirë në Serbi, Kumbaro ka theksuar se vizitorët serbë në Shqipëri janë hap i rëndësishëm i emancipimit, i cili, sipas saj, nënkupton mendje të hapura. Kumbaro thekson se kjo është filozofia e re që korrespondon me "Ballkanin e Hapur" dhe se gjithë kjo është rezultat i kësaj nisme.

E pyetur nëse pengesat për zhvillimin e turizmit ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë mund të jenë mospajtimet politike rreth Kosovës, Kumbaro tha se nuk ka mospajtime të tilla duke shtuar se “ky është perceptim që vjen nga historia jonë” dhe i cili duhet ndryshuar.


APR
Romay Lift