Një ukrainase bëhet gruaja e dytë që fiton “Nobelin” për Matematikë
Rajoni dhe Bota

Një ukrainase bëhet gruaja e dytë që fiton “Nobelin” për Matematikë

REL

Katër matematikanë, përfshirë edhe ukrainasen Maryna Viazovska, janë vlerësuar me medaljen prestigjioze Fields, çmimin më prestigjioz për matematikë.

Kështu njoftoi juria e Unionit Ndërkombëtar Matematikor më 5 korrik.

Viazovska është gruaja e dytë që fiton këtë çmim, i cili konsiderohet i barabartë me çmimin Nobel për matematikë.

Fituesit e tjerë ishin matematikani francez, Hugo Duminil-Copin nga Universiteti i Gjenevës, matematikani koreano-amerikan, June Huh nga Princeton dhe matematikani britanik, James Maynard nga Universiteti i Oksfordit.

Medalja Fields u jepet çdo katër vjet matematikanëve nën 40 vjeç.

Maryam Mirzakhani, një profesoreshë me origjinë iraniane në Universitetin e

Stanfordit, ishte gruaja e parë që mori çmimin për punën e saj në 2014.
Ajo vdiq nga kanceri i gjirit në 2017.


APR
Romay Lift