Disa të vdekur nga shiu i rrëmbyeshëm në Pakistan
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKlive
Të paktën 17 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar nga shiu i rrëmbyeshëm për disa ditë rresht në Pakistan.
Vdekjet janë raportuar nga provinca e Balukistanit (Baluchistan), një nga zonat më të prekura, në pjesën jugperëndimore të vendit.
Sipas autoriteteve lokale, shirat e vazhdueshëm kanë çuar në shkatërrimin e dhjetëra shtëpive dhe përmbytje të shumta, njoftojnë mediet botërore.
Reshjet e dendura të shiut po prekin jo vetëm Baluchistanin, por të gjithë vendin.
Në qershor, gjithsej 77 njerëz vdiqën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, deklaroi Sherry Rehman, ministre e Ndryshimeve Klimatike, gjatë një konference për shtyp.
Shirat e dendur shkaktojnë probleme të mëdha çdo vit në Pakistan, ku njerëzit në zonat rurale janë shpesh më të goditurit.