Vazhdojnë tensionet në ditën e pestë të protestave në Shkup
Rajoni dhe Bota

Vazhdojnë tensionet në ditën e pestë të protestave në Shkup

REL

Nën brohoritjet “Nëse miratoni propozimin francez do të digjeni në ferr”, pankarta e vendosur nga protestuesit para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut është djegur nga vet ata.

Në ditën e pestë të protestës në Shkup, mijëra qytetarë janë mbledhur të mërkurën para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të protestuar kundër propozimit francez, përmes të cilit synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes.

Protestuesit nën moton “Ultimatum. Jo, faleminderit”, kanë kërkuar që Qeveria të hedh poshtë propozimin francez duke brohoritur “Dorëheqje” dhe “Ikni tradhtarë”.

Protestuesit, të cilët janë nisur nga objekti i ekzekutivit, kanë kaluar përmes Sheshit Skënderbe dhe janë ndalur para Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku kanë gjuajtur gjësende të forta si dhe kanë brohoritur shprehje nacionaliste ndaj shqiptarëve .

Në gjithë Shkupin vërehet prani e shtuar e forcave speciale, veçanërisht para institucioneve shtetërore.

Të gjitha hyrje-daljet e rrugëve para Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Kuvendit janë bllokuar një orë para fillimit të protestave.

Prania e shtuar e forcave policore vjen pasi të martën protestat eskaluan në dhunë dhe si rrjedhojë 47 policë mbetën të lënduar, dy nga të cilët në gjendje të rëndë.

Deri tani janë ndaluar 11 persona, dy prej të cilëve janë minoren.

Policia maqedonase ka bërë të ditur se po vazhdon identifikimi i personave të tjerë të cilët kanë qenë të përfshirë në demolimin e institucioneve të shtetit dhe kanë sulmuar policë.

Kur një grup i maskuar i protestuesve sulmuan pjesëtarët e sigurisë para MPJ-së dhe kishte një përleshje të drejtpërdrejtë pas largimit të rrethojës para Kuvendit të Maqedonisë V.

Skenat e dhunshme gjatë ditës i kanë dënuar presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer.

Ndryshe partitë maqedonase në opozitë, VMRO DOMNE dhe Majta, kanë kundër propozimit francez pas siç thonë nëse i njëjti nuk pëson ndryshime rrezikon gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Përderisa partia e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe të gjitha partitë e tjera shqiptare në vend: Bashkimi Demokratik për Integrim, Lëvizja Besa dhe Alenca për Shqiptarët, mbrojnë qëndrimin se ky propozim garanton gjuhën dhe identitetin maqedonas, si dhe zhbllokon procesin e integrimeve.


APR
Romay Lift