Parlamenti Evropian dëshiron të mbrojë të drejtën për abort
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKlive
Parlamenti Evropian ka votuar për t`u bërë thirrje shteteve anëtare që të mbrojnë të drejtën e abortit, si një e drejtë themelore. Propozimi u votua me numrat 324 për, ndërsa 155 vota kundër.
Në të njëjtën kohë, BE u bën thirrje politikanëve amerikanë që të mbrojnë të drejtat e abortit në nivel federal, bëjnë të ditur mediet e huaja.
Propozimi është një reagim ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së më 24 qershor, se çështja Roe kundër Wade e vitit 1973, e cila garantonte të drejtën për abort falas, nuk duhet të jetë tregues.
Vota e Parlamentit Evropian nuk është detyruese. Kjo kërkon që e drejta e abortit të përfshihet në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së, gjë që mund të jetë e vështirë për shtetet anëtare, si Malta dhe Polonia.























