Llapi mposhtet në Podgoricë nga Buducnost (E plotësuar)
BKT
Sport

Llapi mposhtet në Podgoricë nga Buducnost (E plotësuar)

Uran Krasniqi/RTKLive

Llapi ka pësuar humbje nga Buducnost në ndeshjen e parë të raundit kualifikues për Conference League.

Ndeshja e zhvilluar në Podgoricë është mbyllur me rezultat 2-0 në favor të vendasve. 
Të dy golat llapjanët i kanë pësuar në pjesën e parë (Mijovic 23' dhe Ignjatovic 32' ), ndërsa nga minuta e 30-të ka mbetur me dhjetë lojtarë, pasi Bianor është përjashtuar nga ndeshja me karton të kuq. 
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Prishtinë. 

Buducnost shton epërsinë ndaj Llapit

Buducnost e ka shtuar epërsinë ndaj Llapit. Rezultati ka shkuar në 2-0.

Ka qenë Ignjatovic i cili në minutën e 32-të ka realizuar golin e dytë për malazezët. 

Llapi nga minuta e 30-të ka mbetur me dhjetë lojtarë, pasi Bianor është përjashtuar nga ndeshja me karton të kuq. 

No description available.Nis ndeshja Buducnost - Llapi, vendasit e gjejnë golin

Buducnost ka realizuar ndaj Llapit në ndeshjen, e cila po zhvillohet në Podgoricë dhe e cila përket te Conference League.

Ka qenë minuta e 23-të kur Mijovic ka tundur rrjetën e klubit kosovar. 

Buducnost  – Llapi, formacionet

Buducnost dhe Llapi ndeshen sonte në kuadër të raundit të parë kualifikues të Conference League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.

No description available.