Johnson si kryeministër në detyrë emëron 10 ministra të rinj
BKT
Foto: BBC
Rajoni dhe Bota

Johnson si kryeministër në detyrë emëron 10 ministra të rinj

BBC

Publikohet lista e ministrave të rinj që ka emëruar kryeministri britanik në detyrë, Boris Johnson.

Kjo pas një vale dorëheqjesh në ditët e fundit të anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Johnson dha dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë Konservatore ndërsa aktualisht po ushtron detyrën e kryeministrit në dorëheqje të Britanisë së Madhe.

BBC raporton se Johnson ka emëruar ministrat e rinj në disa pozita kyçe të qeverisë. Kjo qeveri pritet të mbetet në detyrë deri në muajin tetor kur edhe pritet të zgjidhet kryeministri dhe kabineti i ri.

Ministrat e rinj:

Johnny Mercer do të jetë Ministër i Shtetit (Ministër për Çështjet e Veteranëve).

Graham Stuart do të jetë Ministër i Shtetit në Zyrën e Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillim.

Stephen McPartland do të jetë Ministër i Shtetit (Ministri i Sigurisë) në Ministrinë e Brendshme.

James Heappey do të jetë Ministër Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes.

Tom Pursglove do të jetë Ministër i Shtetit së bashku në Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Maria Caulfield o të jetë Ministre e Shtetit në Departamentin e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social.

Edward Timpson CBE MP do të jetë avokat i përgjithshëm.

Paul Scully do të jetë Ministër i Shtetit në Departamentin për Nivelimin, Strehimin dhe Komunitetet.

Matt Warman deputet do të jetë Ministër i Shtetit në Departamentin për Dixhital, Kulturë, Media dhe Sport.

Trudy Harrison do të jetë Ministër i Shtetit në Departamentin e Transportit.

Marcus Jones do të jetë Ministër i Shtetit në Departamentin për Nivelimin, Strehimin dhe Komunitetet.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota