Trepça nuk ndalet, merr Clevon Brown
BKT
Sport

Trepça nuk ndalet, merr Clevon Brown

Uran Krasniqi/RTKLive

Mitrovicasit vazhdojnë me përforcime për edicionin e ri

‘Xehetarët’ kanë shtuar në radhët e tyre më shumë muskuj me Clevon Brown. 

Amerikani Brown në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit australian, Mt Gambier ku ka pasur mesatare prej 9 pikëve dhe 7.3 kërcimeve për ndeshje. Ndërsa, para aventurës australiane në NCAA1 ai ka pasur mesatare prej 8.3 pikëve për ndeshje, 5.3 kërcimeve dhe 1.7 bllokadave.