14:13 / 11.07.2022
Pakistan, mbi njëqind të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKlive
Rreth 147 persona kanë vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në muajin e kaluar në Pakistan.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë çuar në rrëshqitje të dheut në disa pjesë të vendit dhe kanë dëmtuar gjithashtu shtëpi, rrugë, ura dhe termocentrale, njoftojnë mediet e huaja.
Qyteti port i Karaçit është goditur më rëndë. Aty zona të tëra banimi kanë përfunduar nën ujë dhe njerëzit kanë mbetur të bllokuar ose duke u përpjekur të kalojnë nëpër ujë, në këmbë ose me biçikletë.
"Për momentin situata është e tillë që ne duhet të udhëtojmë me varkë në vend të automjeteve të tjera, sepse rrugët janë të përmbytura," thotë banori Abdul Raheem.
Sipas ekspertëve, ndryshimet klimatike janë shkaktarë të reshjeve jashtëzakonisht të mëdha.























