17:47 / 11.07.2022
PSG dhe Newcastle në garë për yllin e Reims
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Dy klubet e mëdha evropiane PSG dhe Newcastle janë të interesuara për sulmuesin e Reims, Hugo Ekitika.
Sipas medieve të huaja, 20-vjeçari francez i Reims Hugo Ekitika është objektivi i Newcastle dhe PSG-së.
Ekitika në sezonin e fundit tregojë formë të lartë me Reims, duke ndezur interesimin e disa klubeve evropiane përfshirë kampionët e Francës dhe skuadrën angleze, Newcastle.
Lojtari është i gjatë 189 centimetra dhe kartoni i tij sipas Transfermarkt vlerësohet 28 milionë euro.























