PSG gjatë kësaj javë do të bëjë dy super-transferime
BKT
Sport

PSG gjatë kësaj javë do të bëjë dy super-transferime

Fatmir Bytyqi /RTKlive

PSG raportohet së është e vendosur që të sjellë në Paris dy transferime të mëdha.

 Gazeta e njohur franceze “Le Parisien” shkruan se kampionët e Francës, gjatë kësaj javë do të transferojnë dy lojtarë të klasit botëror.

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar dhe sulmuesi i Sassuolos, Gianluci Scamacca, thuhet së do të jenë përforcimet e skuadrës parisiene.

Në fakt, PSG prej kohësh është duke insistuar që ta transferojë Skrinar-in, i cili konsiderohet një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë, derisa Scamacca në sezonin e fundit me Sasuolo, ka treguar performancë të lartë, duke shënuar 16 gola në Serie A.