Rinisin protestat në Shkup
BKT
Rajoni dhe Bota

Rinisin protestat në Shkup

RTK

Në Maqedoni të Veriut kanë nisur sërish protestat opozitare kundër propozimit francez për anëtarësimin në BE. Demonstruesit paralajmëruan qeverinë se do të jenë çdo ditë në orën 19:00 para ndërtesës së qeverisë dhe nuk do të lejojnë, siç deklaruan ata, bullgarizimin.

Protestat kundër propozimit francez të organizuar nga partia më e madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, rifilluan në qendër të Shkupit për të tetën ditë me radhë nën sloganin “Ultimatum? - jo, faleminderit”.

Me mesazhin “Askush nuk e ka mundur popullin”, demonstruesit paralajmëruan qeverinë se do të jenë çdo ditë në orën 19:00 para ndërtesës së qeverisë dhe nuk do të lejojnë siç deklaruan ata “bullgarizimin”.

Protestat po mbahen çdo ditë, me përjashtim të së shtunës, kur nuk u mbajtën për shkak të festës së Bajramit, dhe të premten, kur pakënaqësia u shpreh me bllokada në Shkup dhe në rrugët kryesore  në Shtip, Veles, Strumicë, Radovish, Pletvar dhe Prilep.

“Ne bëjmë thirrje për një protestë paqësore dhe dinjitoze. I bëjmë thirrje Oliver Spasovskit dhe MPB-së që të përmbahen nga krijimi i tensioneve dhe të sigurojnë protokolle për një protestë dinjitoze dhe paqësore. Të tregojmë masivisht dhe në masë se përgjigjja e ultimatumit do të jetë “JO faleminderit!”, tha partia opozitare.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota