19:36 / 18.07.2022
Malisheva prezanton Alban Shillovën
Uran Krasniqi/RTKLive
Alban Shillova nuk është më futbollist i Llapit. Nga sot e tutje ai do t`i mbrojë ngjyrat e Malishevës.
Arritjen e marrëveshjes e ka komunikuar klubi nga qyteti me të njëjtin emër.
"Kemi kompletuar marrëveshjen për transferimin e Alban Shillovës nga KF Llapi", ka njoftuar Malisheva.
Largimin e Shillovës e ka konfirmuar edhe Llapi.
"Shillovës i dëshirojmë shumë suksese në klubin e ri dhe e falenderojmë për kontributin e dhënë për klubin tonë", ka shkruar klubi nga Podujeva.
Shillova gjatë karrierës së tij ka luajtur tek disa klube kosovare.























