22:33 / 18.07.2022
Zinchenko kalon nga City tek Arsenal
Uran Krasniqi/RTKLive
Manchester City dhe Arsenal, sipas ekspertit të tregut të transferimeve, Fabrizio Romano, kanë arritur marrëveshje për Olelsandr Zinchenkon.
Ukrainasi do të bëhet lojtar i Arsenalit.
“Oleksandr Zinchenko në Arsenal, ja ku po shkojmë. Marrëveshja e plotë në fuqi nga e premtja me City për tarifën e garantuar prej 30 milionë funteve (35 milionë euro). Edhe kushtet personale janë arritur me lojtarin i cili gjithmonë ka qenë i etur për t’u ribashkuar me Artetan”, ka shkruar Romano.























