11:09 / 20.07.2022
Temperatura rekorde në Evropën Perëndimore
Valjeta Kosumi
Në Evropën Perëndimore janë regjistruar shifra rekorde të temperaturave të larta.
Zjarrfikësit po përballen me shuarjen e zjarreve të mëdha, në kohën kur shumë vende të Evropës Perëndimore po përballen me temperatura eksteme.
Britania e Madhe ka shënuar për herë të parë temperatura të larta që kanë arritur në 40 gradë Celsius.
Gjermania gjithashtu ka regjistruar ditën më të nxehtë të vitit deri më tani, ndërsa në Portugali është rritur numrin i vdekjeve si pasojë e vapës së madhe, me temperatura që kanë arritur në 47 gradë Celsius.
“Në të ardhmen, këto lloj temperaturash e valë të nxehtësisë do të jenë normale dhe do të shohim edhe ekstreme më të mëdha”, ka thënë
Peterri Taalas, shef i Organizatës Metorologjike Botërore.























