Eurozona rrit normat e interesit për herë të parë në 11 vjet (Video)
RTK
Banka Qendrore Evropiane rriti normën bazë të interesit me 0.5 pikë dhe planifikon sërish rritje gjatë vitit. Kjo pasi norma e deritanishme nuk ka treguar sukses që nga viti 2014 për të inkurajuar bankat të japin hua në vend që të depozitojnë para në bankë.
Çmimet e konsumit u rritën me një normë rekorde prej 8.6% në 12 muajt deri në qershor. Bankat qendrore në mbarë botën, duke përfshirë Bankën e Anglisë dhe Rezervën Federale të SHBA-së, i kanë rritur normat.
Lufta në Ukrainë dhe Covid kanë rritur kostot e energjisë, karburantit dhe ushqimit, duke zvarritur kështu rritjen ekonomike. Mediet thonë se Bashkimi Evropian është i pambrojtur sepse mbështetet shumë tek Rusia për naftën dhe gazin e saj.
BQE filloi të ulë normat e interesit pas krizës financiare të vitit 2008 për të stimuluar rritjen, dhe i uli ato deri në -0.5% gjatë pandemisë.
Megjithatë, në fillim të këtij viti ajo sinjalizoi se planifikonte t'i rriste përsëri. BQE tha se rritja e mëtejshme e normave do të jetë hap pas hapi.























