Shpallet emergjencë pasi zjarri i afrohet Parkut Kombëtar Yosemite
BKT
Foto/ Reuters
Rajoni dhe Bota

Shpallet emergjencë pasi zjarri i afrohet Parkut Kombëtar Yosemite

Dardan Ramabaja/ RTK

Kalifornia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi zjarri i furishëm që ka shpërthyer që nga e premtja ka shkuar pranë Parkut Kombëtar Josemit.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Mariposa të Kalifornisë pasi një zjarr i egër vazhdon të përhapet me shpejtësi pranë Parkut Kombëtar Yosemite. I ashtuquajturi Zjarri i Lisit ka shpërthyer në përmasa të gjera që nga fillimi i së premtes, por zjarrfikësit ende nuk kanë qenë në gjendje ta fusin nën kontroll as 24 orë më vonë.

"Sjellja e zjarrit vrullëshëm po sfidon zjarrfikësit", kanë deklaruar nga departamenti i zjarrit të Kalifornisë. Si pasojë, më shumë se 3,000 njerëz janë evakuuar pasi 10 shtëpi u shkatërruan. Sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni ai ka djegur 4,815 hektarë tokë, duke e bërë zjarrin më të madh aktiv në Shtetet e Bashkuara për momentin. Shtetet e Bashkuara janë duke u përballur me një valë të nxehtisë këtë fundjavë. Temperaturat në qarkun Mariposa arritën në 35.5C të shtunën dhe pritet të qëndrojnë në atë nivel për ditët në vijim. Parku Kombëtar Yosemite, i cili shtrihet në veri-lindje të vendit ku ka shpërthyer zjarri, është shtëpia e disa prej drunjëve halorë më të mëdhenj dhe më të vjetër në botë. Druri i kuq u kërcënua nga një tjetër zjarr në fillim të këtij muaji, por zjarrfikësit arritën t'i shpëtonin. Ndryshimi i klimës gjithnjë e më shumë po shton rrezikun e motit të nxehtë dhe të thatë i cili po nxitë zjarret.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota