Papa Françesku u kërkon falje indigjenëve
BKT
Rajoni dhe Bota

Papa Françesku u kërkon falje indigjenëve

ATSH

Në një fjalim të mbajtur në Alberta të Kanadasë, papa Françesku u kërkoi falje fiseve indigjene Metis dhe Inui, për krimet e kryera kundër fëmijëve të tyre gjatë dekadave, në një rrjet kolegjesh të drejtuar nga Kisha Katolike.

”Anëtarët e Kishës Katolike dhe urdhrave të tjerë fetarë kishin marrë pjesë në projekte të shkatërrimit kulturor dhe asimilimit të detyruar”, tha papa në qytetin Maskwacis, pranë Edmontonit.

Papa kërkoi falje disa herë në fjalimin e tij.

”Politika e asimilimit dhe privimit të të drejtave civile ka qenë shkatërruese dhe katastrofike për komunitetet indigjene”, shtoi ai.

”Kërkoj falje veçanërisht për mënyrën se si kaq shumë anëtarë të kishës dhe komuniteteve fetare bashkëpunuan, edhe me indiferencën e tyre, në projektet e shkatërrimit kulturor dhe asimilimit të dhunshëm të qeverive të kohës”, theksoi papa Françesku.

Në fund të fjalës së tij, ku mori pjesë edhe kryeministri kanadez Justin Trudeau, papës iu dhurua një shami tradicionale indigjene me pupla.

Gati 2 000 të mbijetuar nga kolegji udhëtuan nga i gjithë vendi për të dëgjuar fjalimin e Papës, gjatë të cilit duartrokitën vazhdimisht.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota