Drita-Antwerp, ja kë e favorizojnë bastet
BKT
Sport

Drita-Antwerp, ja kë e favorizojnë bastet

Fatmir Bytyqi /RTKlive

FC Drita nesër mbrëma luanë një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre.

Gjilanasit në ‘Fadil Vokrri’ i bëjnë ‘konak’ skuadrës belge, Antwerp në ndeshjen kthyese në Ligën e Konferencës.

Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur pa gola, andaj në ndeshjen e nesërme Drita hyn me ambicie të madh që të mposht skuadrën e madhe belge dhe të kalojë në rrethin e tretë të kësaj garë evropiane, që padyshim se do të ishte arritje e madhe e nënkampionëve të Kosovës.

Kompanitë e basteve vazhdojë ta cilësojnë ekipin belg si favorit shumë të madh.

Fitorja e Antwerp ka kuotën 1.40, ajo e Dritës 7.00 ndërsa barazimi 4.00.

Ndeshja mes Dritës dhe Antwerp nis në orën 20:00.