Muja para sfidës me Antwerp: Jam optimist se mund të kualifikohemi
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Krahas trajnerit të Dritës, Ardian Nuhiut, optimist për një rezultat pozitiv kundër Royal Antwerp, është shprehur edhe futbollisti i Dritës, Arbnor Muja.
Drita dhe Royal Antwerp përballen nesër në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës.
Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur pa gola, dhe nesër mbrëma në Prishtinë, do të përcaktohet skuadra e cila do të kalojë në rrethin e tretë të kësaj gare evropiane.
Muja në konferencën për media, tha se e gjithë skuadra e tij është e motivuar për duelin e nesërme kundër skuadrës së madh belge. Muja është i vetëdijshëm se Dritën e pret një sfidë e vështirë, por ai shpreson se skuadra e tij do të kualifikohet për rundin tjetër të Ligës së Konferencës.
“Jemi të motivuar dhe poashtu kemi analizuar kundërshtarin. Loja e parë na ka shërbyer mirë si një pasqyrë e analizës. Të gjithë jemi të motivuar dhe mezi presim të luajmë nesër. Na pret një ndeshje e vështirë, por shpresojë të kualifikohemi tutje”, tha Muja.
Ndeshja mes Dritës dhe Antwerp nis në orën 20:00.























