20:50 / 27.07.2022
Kounde të Barcelona? Ja sa do të fitojë lojtari
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ylli i Sevillas, Jules Kounde dhe Barcelona raportohet se kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij në ‘Camp Nou’.
Sipas mediave iberike, Sevilla dhe Barcelona tashmë kanë arritur marrëveshje për Kounde, dhe se është vetëm çështje kohë kur do të zyrtarizohet transferimi i francezit tek katalonasit.
Kounde, i cili prej kohësh është duke u kërkuar nga ‘blaugranat’, është dëshirë edhe PSG-së, por duket se tashmë lojtari ka zgjedhur gjigantin spanjoll.
“Mundo Deportivo” shkruan së francezi tek Barcelona do të fitojë gjashtë milionë euro në vit.























