Mësohet kundërshtari i Ballkanit në rrethin e tretë të CL
BKT
Sport

Mësohet kundërshtari i Ballkanit në rrethin e tretë të CL

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Tashmë është mësuar kundërshtari i radhës i Ballkanit në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Ishujt Faroe, Klaksvik është rivali i radhës për kampionët e Kosovës.

Klaksvik sonte mundi skuadrën malazeze Sutjeska me rezultat 1-0, duke siguruar kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

KI Klaksvik është 19 herë kampion i Ishujve Faroe, gjashtë herë triumfues në Kupën e shtetit dhe dy herë fitues i Superkupës.

Ky klub kap vlerën e 2.80 milionë eurove, bazuar në të dhënat e sajtit “Transfermarkt”, e që i bie se ka vlerë dukshëm më të ulët se Ballkani që kap vlerën e 4.05 milionë eurove.