Tuchel nuk e lë Werner-in të largohet
BKT
Sport

Tuchel nuk e lë Werner-in të largohet

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ndonëse ditëve të fundit është folur së Timo Werner do të largohet nga Chelsea, megjithatë, trajneri i ‘Bluve’ të Londrës, Thomas Tuchel nuk do të lejoj që sulmuesi gjerman të largohet nga Londra.

Werner është i lidhur me rikthimin në Gjermani, ku kërkohet nga Leipzig.

‘Kicker’ shkruan së trajneri Tuchel nuk do të heq dorë nga Werner, i cili deri tash nuk i ka përmbushur pritshmëritë në tokën angleze.

Megjithatë, strategu gjerman e konsideron atë pjesë të rëndësishme të skuadrës së tij.