Familjarët e viktimave të Spitalit në Tetovë, ende presin drejtësi (Video)
BKT
Foto: RTK
Rajoni dhe Bota

Familjarët e viktimave të Spitalit në Tetovë, ende presin drejtësi (Video)

Besnik Iseni/RTK/Shkup

Prokuroria  në Maqedoninë e Veriut ka ngritur kallëzim penal, 1 vit pas shpërthimit të zjarrit në spitalin modular, atje ku humbën jetën 14 persona, të gjithë shqiptarë.

Prokuroria Themelore e Tetovës ka ngritur kallëzim penal për  ish-drejtuesit e Spitalit të Tetovës, lidhur me zjarrin që shpërtheu në spitalin modular, në shtator të vitit të kaluar,me ç'rast  humbën jetën 14 persona,të gjithë shqiptar.

Sipas prokurorisë, ish drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi, udhëheqësi i modulares dhe mjekët kujdestarë ,do të ndiqen për veprën penale,rrezikim të sigurisë së përgjithshme, përkatësisht për mos vendosjen e aparateve kundër zjarrit.

Njëri prej dëshmitarve, i cili humbi edhe nënën e tij, në këtë  ngjarje tragjike ,thotë se, nëse gjykata e vendit nuk merr vendim të drejtë, drejtësinë do ta kërkojnë në gjykatat ndërkombëtare.

“Edhe pse gati janë bërë 10 muaj që kur ka ndodhur rasti, nuk ka gjykim transparent e të drejtë. Po presim dhe shpresat nuk i humbim se do të ketë gjykim të drejtë.Nuk dorëzohemi asnjëherë për këtë rast, Do të shkojmë edhe në Gjykatën e Strasburgut”, thotë Mumin Ismaili, dëshmitar i kësaj tragjedie.  

Raporti i krim-teknikës kishte vlerësuar që zjarri që mori jetën e 14 personave në spitalin modular të Tetovës ishte shkaktuar nga një lidhje e shkurtë e qarkut elektrik ku ishte i lidhur defibrilatori.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota