16:09 / 29.07.2022
Depay i ofrohet gjigantit italian
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sulmuesi holandez Memphis Depay duket së do të largohet nga Barcelona.
Serie A sipas mediave italiane, mund të jetë destinacioni i ardhshëm i ish-futbollistit të Lyonit.
Depay i është ofruar klubit të madh italian, Juventus. Agjenti i lojtarit thuhet se është duke negociuar me krerët e ‘Zonjës së Vjetër’ për transferimin e klientit të tij në Torino.
Juve është duke kërkuar një sulmues për partner të Dusan Vlahovic. Depay, i cili ka bërë karrierë edhe të Manchester United, mund të jetë përforcimi i ri i juventinëve.























