Chelsea godet Interin, synon dyshen e mbrojtjes
BKT
Sport

Chelsea godet Interin, synon dyshen e mbrojtjes

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi anglez, Chelsea është duke u përgatitur për të goditur klubin italian, Inter.

Sipas mediave britanike, ‘Blutë’ e Londrës janë të interesuar për dyshen e mbrojtës së internistëve Denzel Dumfries dhe Milan Skriniar.

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel është duke kërkuar pasuesit e Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen, të cilët iu bashkuan Real Madridit përkatësisht Barcelonës.

Denzel Dumfries dhe Milan Skriniar mësohet se janë dëshirat e strategut gjerman, edhe pse Skriniar prej kohësh duke u kërkuar nga gjiganti francez, PSG.

Londinezët janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me Interin për transferimin e dyshes Dumfries-Skriniar.