09:51 / 30.07.2022
Rikthehen emocionet e futbollit anglez dhe gjerman
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Emocionet e futbollit anglez dhe gjerman rikthehen sonte.
Në “King Power Stadium” përballen Liverpool-Manchester City për super-kupën e Anglisë.
Kjo sfidë parashikohet të sjellë një ndeshje tejet interesante pasi që takohen aktualisht dy skuadrat më të mira në ishull.
Sfida mes ‘The Reds’ dhe ‘Qytetarëve’ starton në orën 18:00.
Edhe në Gjermani luhet sfida e Superkupës mes kampionit në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich dhe fituesit të Kupës, Leipzig.
Dueli mes këtyre dy skuadrave gjermane nis në orën 20:30.























