Lewandowski tregon pse u largu nga Bayerni: Më gënjyen
BKT
Sport

Lewandowski tregon pse u largu nga Bayerni: Më gënjyen

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Robert Lewandowski pas tetë vitesh u largua nga Bayerni dhe iu bashkua Barcelonës.

‘Drama’ rreth largimit të tij zgjati më javë të tëra pasi kampionët e  Gjermanisë nuk donin ta linte të largohej. Qendërsulmuesi polak kishte kontratë me ‘bavarezwt’ deri në verën e vitit 2023, prandaj spanjollët e Barcelonës u desh t'i paguanin rreth 50 milionë euro.

Për një kohë u raportua se Lewandowski ishte i zemëruar sepse Bayerni donte ta zëvendësonte atë me Erling Haaland.

“Nuk ka të bëjë fare me Haaland”

“Nuk ka lidhje me të. Unë jam një burrë për të cilin e vërteta është më e rëndësishmja. Nuk dua t'ju tregoj saktësisht se çfarë ka ndodhur, por nuk është për shkak të Haaland. Nuk e shoh problem pse ai donte të vinte të Bayerni”, tha Lewa për ESPN.

“Disa njerëz më gënjyen. Ata folnin diçka tjetër e vepronin ndryshe. Doja që gjithçka të ishte e pastër, por për disa njerëz kjo gjë ishte problem. E ndjeva dhe e dija se ishte momenti i duhur për t'u larguar nga klubi. E ndjej se tani jam në vendin e duhur. Ishte koha për një kapitull të ri në jetë dhe karrierën time”, theksoi sulmuesi polak.

Lewandowski fitoi gjithçka me Bayernin dhe në 375 ndeshje, ai shënoi 344 gola.