Chelsea në sulm për ‘Verratin e ri’ të Interit
BKT
Sport

Chelsea në sulm për ‘Verratin e ri’ të Interit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mesfushori i Interit, Cesare Casadei, ka tërhequr interesimin e klubit të madh anglez, Chelsea, raportojnë mediat britanike.

19-vjeçari, i cili ende nuk ka debutuar në Serie A, është në ‘radarin’ e transferimeve të londinezëve.

“Sky Italia” shkruan se Interi do ta lërë Casadein të shkojë në Londër, nëse ‘Blutë’ ofrojnë 10 milionë euro.

Talenti i internistëve krahasohet me mesfushorin italian të PSG-së, Marco Verratti.

‘Nerazzurret’ e transferuan Casadein nga Cesena në vitin 2018, kur Cesena ishte në prag të falimentimit.

Në orët e ardhshme mësohet se Interi do të diskutojë me Chelsean për ta shikuar mundësinë e transferimit të talentit italian në Londër.