Garë e ‘nxehtë’ mes Romës dhe Milanit për Eric Bailly
BKT
Sport

Garë e ‘nxehtë’ mes Romës dhe Milanit për Eric Bailly

Fatmir Bytyqi /RTKlive

AC Milan raportohet se është i interesuar për mbrojtësin e Manchester United, Eric Bailly.

“Athletic” shkruan se Milani i është bashkuar garës për të nënshkruar me mbrojtësin e ‘Djajve të Kuq’.

Bailly tashmë është duke e menduar largimin nga ‘Old Trafford’ pasi që më transferimin e Lisandro Martinez, tashmë Bailly nuk e ka të sigurt vendin e titullarit në skuadrën e Ten Hag.

Futbollisti nga Bregut të Fildishtë është lidhur me transferimin në Serie A, ku prej kohësh kërkohet nga Roma e Jose Mourknhos, por tashmë në garë për të janë futur edhe kampionët në fuqi të Italisë.

Duket së deri në fund të këtij afati kalimtar, Roma dhe Milan do të bëjnë garë të ‘nxehtë’ për mbrojtësin e Manchester Unitedit.