Bayerni ia del ta fitojë Superkupën edhe pa Lewandowskin
BKT
Sport

Bayerni ia del ta fitojë Superkupën edhe pa Lewandowskin

B. Halimi / RTKlive

Bayern Munich ka fituar Superkupën e Gjermanisë, pasi të shtunën në mbrëmje e ka mposhtur Leipzigun, me rezultat 3:5.

Ndonëse tanimë pa sulmuesin e spikatur, Robert Lewandowski, i cili është transferuar te Barcelona, gjiganti gjerman arriti t’i gëzohet trofeut të parë pa shërbimet e polakut. “Bavarezët” e nisën furishëm ndeshjen dhe 45 minutat e para i mbyllën me epërsi prej tre golash. Shifrat i zhbllokoi talenti Musiala, në minutën e 14 me talentin Musiala, ndërsa në minutën e 31-të epërsinë e shtoi Sadio Mane. Në fundin e pjesës së parë, francezi Pavard shënoi edhe golin e tretë për ta çuar Bayernin në pushim me shifrat 3:0. Në pjesën e dytë Leipzigu hyri më mirë në lojë dhe arriti ta ngushtojë disavantazhin me golin e realizuar nga Halstenberg, në minutën e 60-të. Mirëpo, vetëm gjashtë minuta më vonë, Bayerni shënoi edhe golin e katërt me Serge Gnabry. Leipzigu nuk u dorëzua sërish dhe ai doli të shënojë në minutat 77 me Nkunku dhe në 89 me Olmon. Minutat e fundit ishin dramatike, ku Leipzigu ishte afër barazimit, por në minutën e tetë shtesë bavarezët gjetën edhe golin e qetësisë, të cilin e realizoi Sane.