11:55 / 31.07.2022
Sigal Prishtina ‘blindon’ Jetmir Zeqirin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Basketbollisti Jetimir Zeqiri do të vazhdojë të jetë edhe për dy vite pjesë e klubit të madh kosovar, Sigal Prishtina.
Kryeqytetasit përmes një njoftimin, kanë konfirmuar rinovimin e kontratës së re me Zeqirin.
“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me Jetmir Zeqirin, i cili u transferua në vitin 2021 për vazhdim kontrate edhe për 2 sezone. Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me ekipin kryeqytetas dhe me statistika 11.1 pikë dhe 5.7 kërcime në Superligën e Kosovës dhe me 9.3 pikë dhe 4.1 kërcime për ndeshje në BIBL Balkan League. Pas paraqitjeve të mira dhe kontributit të madh si lojtar vendor, klubi ka vendosur ta mbajë Zeqirin edhe për dy sezone, për synime më të mëdha”, thuhet në njoftimin e KB Sigal Prishtina.























