14:04 / 31.07.2022
Luis Muriel, sulmuesi që kërkohet nga Juventusi
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri raportohet se kërkon një sulmues gjatë kësaj verë.
Sipas ‘Tuttosport’, torinezët janë duke e monitoruar sulmuesin e Atalantës, Luis Muriel.
‘Zonja e Vjetër’ pas largimit te Alvaro Moratas, më ngulm është duke e kërkuar një sulmues që do të mbulonte boshllëkun që ka lënë sulmuesi spanjoll që tashmë është rikthyer në klubin e tij, Atletico Madrid.
Muriel është objektivi i Juventusit, por siç raportohet, Atalanta kërkon të paktën 15 milionë euro.























