‘Djajtë Kuq’ përgatisin ofertën për Asension
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Manchester United raportohet se është duke u përgatitur që t’i hyn garës për anësorin e Real Madridit, Marco Asensio.
“Mundo Deportivo” të dielën shkruan së ‘Djajtë e Kuq’ janë duke përgatitur ofertën për anësorin spanjoll.
Asensio prej kohësh është i lidhur me largimin nga ‘Los Blancos’. 26 vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me madrilenët, por, ndarja mes lojtarit dhe Realit mund të ndodh gjatë kësaj verë.
Manchester United mësohet se shumë shpejtë do të nisin ofertën në adresë të Real Madridit për Asension.
United për ta bërë të vetin spanjollin duhet ta fitojnë garën me Liverpoolin, skuadër kjo që kohë që është duke e vëzhguar reprezentuesin spanjoll.
Ndryshe, skuadra ‘merenguese’ thuhet se kërkon 34 milionë funte për Asension.























